Ekskluzive - Ronaldinho: Lorik Cana, “bashkelojtari” i pare shqiptar ! | ||||
|
“Per here te pare jam takuar me nje futbollist shqiptar tek PSG” u shpreh Ronaldinho ne nje bisede Ekskluzive per Albaniasoccer.com tek ai bisedonte per kujtimet e tij disa oreshe ne Shqiperi dhe kontaktet e tij te para me Shqiperine nepermjet lojtareve “Shqiperia me beri pershtypje sepse mikepritja ishte shume e ngrohte. Por Milani ne Shqiperi, nuk ishte kontakti im pare me Shqiperine. Futbollisti i pare Shqiptar qe kam luajtur ka qene “Sana” tek PSG”, theksoi sulmuesi Brazilian i cili kishte veshtiresi qe ta prononconte emrin e njerin prej futbollisteve me te suksesshem shqiptar aktualisht. Per momentin nga prononcimi i tij i veshtire dhe i perziere me dialektin e multi-gjuheve italiane-franceze-portugeze, nuk arrija ta kuptoja se cili ishte emri edhe i kerkova perseri qe ta perseriste duke qeshur. “Sana” – sqaroi lojtari me i paguar i Milanit Menjehere e pohova pergjigjen e tij, por akoma pa kuptuar I sakte se cili ishte lojtari. Nderkohe, tek vazhdonim biseden e shkurter disa minuteshe me vajti ne mendje dhe u kujtova qe ne France dhe me PSG kishte luajtur dhe Edvin Murati e Lorik Cana gjate atyre viteve. Bera lidhjen dhe ia ktheva: “Cana” ?! “PO. Ai luan me Shqiperine dhe kemi luajtur se bashku 2-3 ndeshjet e mija te fundit ne France”, theksoi me pas Ronaldinho buzagaz duke u munduar qe te me tregonte ne ate moment te dy e kishim te qarte se kush ishte futbollisti. Duke e falenderuar per ato pak minuta bisede si dhe per emocionet e kendshme qe me krijoi me njohjen e tij qe kishte per futbollin e vendit tim, u shkeputa per tu siguruar duke verifikuar ato qe ai thoshte ishin te sakte. Dhe, vertet ashtu ishte. I çuditur dhe habitur nga ky fakt shume befasues, faktet nuk genjenin. 19 Prill 2003. Liga e Pare e Frances. Paris Saint Germain (PSG) luan si mysafire ne Nante ne takimin e Javes se 34-rt te Kampionatit. Ne formacionin baze te PSG, figurojne Ronaldinho dhe Lorik Cana te dy si titullare krah per krah njeri-tjetrit. Po ashtu edhe ne takimin e Javes se 36-te Lyon – PSG, perseri te dy futbollistet e filluan ndeshjen si titullare, ndonese nuk e perfunduan. Fatjon Pandovski Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6390 |