EURO 2012 - Kalendari do te percaktohet ne Luksemburg! | ||||
|
Perfaqesuesit e te gjitha Federatave anetare te grupit D eliminator per EURO 2012, perfshi trajnerin e Shqiperise Josip Kuzhe dhe presidentin e FSHF-se Armand Duka do te mblidhen ne Luksemburg me daten 19 Shkurt 2010. At do te percaktohet kalendari i plote i ndeshjeve bazuar ne datat e disponueshme qe ka percaktuar UEFA. " Kalendari do te percaktohet ne Luksemburg me daten 19 Shkurt", tha per Albaniasoccer.com, Presidenti i FSHF-se Armand Duka. "Nuk ka ndonje gje specifike nga ana e jone dhe nuk besoj qe ne do te jemi faktoret kryesore ne ndikim te hedhjes se shortit, ku edhe nese luajme ndeshjet e para jashte fushe, nuk do te ishte shqetesuese", vazhdoi Presidenti i FSHF-se, i cili ne lidhje me te drejtat televizive, hteksoi se nuk ishte ndonje Grup i leverdisshem. "Nga pikepamja e te drejtave televizive ne nje kendveshtrim te pare mund te them se vetem Franca ka dicka kurse skuadrat e tjera asgje", perfundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer.com, Presidenti i FSHF-se Armand Duka. datat e disponueshme nga UEFA jane: a) 3/4 dhe 7 Shtator2010 b) 8/9 dhe12 Tetor 2010 c) 25/26 dhe29 Mars 2011 d) 3/4 dhe 7 Qershor 2011 e) 2/3 dhe 6 Shtator 2011 f) 7/8 dhe11 Tetor 2011 Datat e meposhtme jane ruajtur per Play-Off and Play- out a) 11/12 Nentor 2011 b) 15 Nentor 2011 Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6923 |