Dinamo eshte futur ne gare per tu rikthyer ne Kategorine Superiore. Pas fitores surprize ne Elbasan, blute e kryeqytetit kane pare veten te afrohen shume me kreun. Nje pike me shume per ta ka qene edhe ndalesa e rradhes qe Apolonia ka bere ne Gjirokaster. Fieraket pak para fundit kane barazuar per te shmangur humbjen perballe Luftetarit, por humben trajnerin E.Demiraj per pjesen e mbetur te lojes pasi u ndeshkua me karton te kuq, per protesta ndaj gjyqtarit. Pavaresisht humbjes ne fushen e saj ndaj Dinamos me rezultatin 1-0, skuadra e Elbasanit eshte shpallur kampione e vjeshtes per kampioantin e kategorise se pare. Goli i Turtullit i shenuar ne minuten e 31-te mbeti ne fuqi deri ne perfundim te ndeshjes. Per skuadren e Files kjo eshte humbja e pare ne fushen e vet dhe e dyta ne kete faze. Pavaresisht humbjes skuadra Elbasanase ka zhvilluar nje faze mjaft te mire duke udhehequr bindshem. Nderkohe dinamovitet me fitoren e arritur i jane afruar ndjeshem vendit te dyte, qe mbahet nga Apolonia.. Me shume interes pritej dueli i vendeve te fundit mes Ades – Mamurrasit.. Sipas njoftimeve qe vijne nga Velipoja mesojme se skuadra mike ka braktisur ndeshjen ne minuten e 28-te dhe shkak eshte bere dhenia e 11-metershit, nga ana e gjyqatrit elbasanas, Remzi Sadiku qe sipas miqve ka qene i pa sakte. Nga pika e baedhe nuk ka gabuar i zakonshmi Mujesi i cili ka kaluar velipojaket ne avantzh 1-0. Kaq ju eshte dashur drejtuesve miq, te urdherojne skuadren te braktisi fushen e lojes dhe te kthehen ne qytetin e tyre. Nje fitore me shume rendesi ka marre dhe skuadra e Terbunit te Pukes e cila e sheh vehten ne kater vendet e para ne renditje. Dy golshi i Cekes ne minutat 29-te dhe 79-te e ben te pavlefshem golin e shenuar me pare nga Sula ne te 32-ten per miqte. Ne kete ndeshje ra ne sy mungesa e sulmuesit dhe goleadorit Agastra. Shkodrani mungoi per shkak kartonash. Ne lufte per te zene vendin e dyte eshte dhe skuadra beratase e cila fale dygoleshit te shkodranit Galica i dha skuadres nje trepikesh shume te rendesishem. Nderkohe dhe skuadra e Butrintit ka zhvilluar nje nga ndeshjet me te bukura te ketij kampionati. Ndonese ka patur nje kundershtar realtivisht te lehte, Velecikun, formacioni i Mustafa Hysit ka qene mjaft superirore, duke shenuar jo pak tre here, me ane te Papes, Dortit dhe Bazes, duke e beret e pavlefshem golin e Nikshiqit ne minuten e 88-te. Peqnisat nuk e kane shfrytezuar faktorin fushe. Barazimi i arritur ndaj Pogradecit rival i largon disi nga vendi i dyte. Fillimisht jane miqte me te zakonshim Cekici, qe shenuanqe ne minuten e pare, duke kaluar skuadren mike ne avantazh, por pergjigja e vedasve ka qene e menjehershme. R. Dervishi e shendrron ne goll goditjen nga pika e bardhe. Peqinasit kane patur dhe nje mundesi mjaft te mire te kalojne ne avantazh ne minuten e 79-te , po R. Dervishi kete here nga pika e bardhe e penalltise nuk ka mundur te gezoj sportdashsit e tij duke mos shenuar.
Rezultatet e javes: Elbasani – Dinamo 0-1 Shenues: Turtulli 31′ Tomori – Albpetrol 2-0 Shenues: Galica 8’, 63′ Shkumbini – Pogradeci 1-1 Shenues: Dervishi 11’ (11m) / Çekiçi 4’ Terbuni – Kamza 1-0 Shenues: Ceka 29′, Luftetari – Apolonia 1-1 Shenues: Braho 79′ / Papa 85′ Ada – Mamurrasi 1-0 (Ndeshja eshte braktisur) Shenues: Mujeci 31′ Burreli – Himara 1-0 Shenues: Kola 65′ Butrinti – Veleçiku 3-1 Shenues: Papa 40′, Dorti 59′, Baza 89′ / Nikshiqi 90+2′
|