Sot eshte shkarkuar trajneri i Pogradecit Ardian Abazaj. Shkaku kryesor i shkarkimit te tij ka qene mungesa e rezultateve nga skuadra Pogradecare. Shkarkimi nga detyra, trajnerit Abazaj i eshte komunikuar nga drejtuesit e Bashkise se qytetit. Duhet thene se skuadra liqenore kishte plot kater ndeshje qe nuk njihte shijen e fitores. Fitorja e fundit nen drejtimin e trajnerit e Abazaj ka qene ajo 2 Nentorit, ndaj Dinamos 1-0, ne Stadiumin “Gjorgji Kycyku” te Pogradecit. Menjehre pas largimit te trajnerit Abazaj , drejtuesit e Bashkise te qytetit liqenor kane emruar trajnerin e ri . Behet fjale per Arben Mahmutajn, i cili kryen njeherazi dy detyra ate te sekretarit te klubit dhe te trajnerit te moshave (U19). Interesant eshte fakti se skuadra (U19), e drejtuar nga sekretari Mahmutaj, aktualisht ndodhet ne vendin e fundit ne renditje. Gjithashtu, duhet permendur qe skuadra pogradecare ka me shume se pese muaj qe nuk eshte paguar nga Bashkia e qytetit aktualisht sponsorja kryesore e skuadres liqenore. Ish trajneri Abazaj nuk ka pranuar te komentoj vendimin e drejtuesve bashkiak, por kuptohet qe situata ku eshte katandisur skuadre qytetit te tij eshte rrjedhoje e gjendjes jo te mire financiare ku eshte mberthyer prej pese muajsh. Para dy javesh futbollistet e skuadres liqenore bojkotuan seancat stervitore per shkak te mos respektimit te shlyrjes ne afat te pagesave mujore. Trajneri i ri Mahmutaj do te kete debutimin e tij te pare kete fundjave ne Pogradec, ndaj Luftetarit te vendit te parafundit.
|