Ndeshja Pogradeci – Elbasani, qe do te zhvillohet ne stadiumin “Gjorgji Kycyku”, te qytetit te Pogradecit , konsiderohet si nje nga ndeshjet me te rendesishme te javes 12-te te kampionatit te Kategorise se pare. Vete pozitat qe kane te dy skuadrat ne renditje e bejne ndeshjen mjaft interesante. Dy humbjet e pesuara rradhazhi, ndaj Apolonise ne Pogradec si dhe ndaj Kamzes ne kryeqytet kane detyruar nenkryetarin e Bashkise se qytetit, Paskalino Ziko te zhvilloje nje analize pune me skuadren. Sipas burimeve prane klubit liqenor mesojme se numri dy i Bashkise se ketij qyteti ka kritikuar lojen e dobet te skuadres, vecanerisht ne dy ndeshjet e fundit. Ne takimin ndaj Elbasanit, Ziko ka kerkuar fitoren me cdo kusht te skuadres se qytetit te tij pasi cdo rezultat tjeter do te konvertohet ne masa ndeshkimore duke filluar qe nga stafi drejtues e deri tek futbollistet. Vlen per tu permendur qe Bashkia e qytetit te Pogradecit, sponsori kryeor i skuadres ka mbi pese muaj qe nuk i ka paguar lojtaret.
|