Pogradeci/ Skuadra, pese muaj pa rroga |
nga AlbaniaSoccer E diel, 17 Nentor 2013 17:37 |  |  |  | |
Futbollistet e nje prej skuadrave pretendente per tu rikthyer ne Superlige, Pogradeci, ka rreth pese muaj qe nuk jane paguar . Mesohet se drejtuesit e klubit liqenor kane kontaktuar me drejtuesit e bashkise se qytetit dhe keta te fundit kane premtuar se shpejti, rrogat e prapambetura do te jene duart e futbollisteve. Por nga sa merret vesh deri me tani nje gje e tille nuk eshte bere ende e mundur. Nisur nga situate e krijuar futbollistet e skuadres pogradecare kane bojkotuar per 3-4 dite seancat stervitore. Situata konfuze ku eshte mberthyer prej disa ditesh tek ky ekip ka ndikuar deri diku dhe tek paraqitja jo e mire ne ndeshjen e fundit te zhvilluar ne Pogradec, ndaj Aplonise rivale - ne konkurrencen e tyre per te qene sezonin e ardheshem ne kampionatin e me te mireve. Pogradeci humbi 0-1. Ende nuk dihet se sa do te zgjase situata e krijuar. Skuadra pogradecare javen e ardheshme do te jete mysafire ne kryeqyet, ku ne kuadrin e javes se 11 – te te Kampionatiti te Kategorise se Pare do te ndeshet ndaj Kamzes .
 |