Për të parën herë në historinë e futbollit të klubit Luftëtari, prek vëndin e fundit e rënditjes në kampionatin e kategorisë së parë. Një humbje me rezultat të pastër në Pukë ndaj Velecikut, e ka detyruar skuadrën e Luftëtarit të zbresë në vendin e fundit të rënditjes. Situata ku është mbërthyer futbolli gjirokastrit është mjaft e rëndë , ndaj nuk mjafton vetem zhvillimi i një analize, por një projekt shpetimi nga drejtuesit e pushtetit vendor në atë qytet. Në ndeshjet e kësaj jave, vëmendja ishte përqëndruar te ndeshja e zhvilluar në qytetin e Pogradecit, ku vëndasit humbasin ndaj skuadrës së Apolonisë së vendit të dytë. Goli i shënuar nga Papa në në të 10’ , jo vetëm që jep një tre pikësh të rëndësishëm por dhe më shumë siguri në ndeshjet në vazhdim, duke ndjekur hap pas hapi, riavlen e vjeter, Elbasani qe ndodhet në vëndin e parë me dy pikë më shumë 26 pikë . Sipas burimeve nga qyteti i Pogradecit mësojmë se drejtuesit e skuadrës liqnore kanë kontestuar gjykimin e kryesorit B. Breshanjat nga Tirana, qe sipas vendasve gjyqtari kanë qenë tërësisht i një anëshëm. Një fitore me shumë vlerë ka marrë dhe skuadra e Elbasanit. Portokallinjtë kanë mundur të fitojnë në fushën e vështirë të Himarës. Dygoleshi e E. Dalipit në 10’ dhe 88’ , ka zhvleftësuar golin e shënuar një minutë më vonë nga Dërvishi. Tërbuni ka fituar në transfertë, fitorja e pukjanëve ka ardhur ndaj Albetrol të Patosit e cila sic duket e ka të vështirë të ambjentohet në kategorinë e parë. Pukjanët janë të pozicionuar në vëndin e pestë në rënditje me 15 pikë dy më pajk se Tomori, që fitoi me një gol të shënuar ndaj Adës së Velipojës. Goli i shënuar në minutat e fundit të ndeshjes e mban skuadrën beratase nën presion e atyre skuadrave që synojne rikthimin në kampionatin e më të mirëve. Një ndeshje mjaft e fortë është zhvilluar në qytetin e Sarandës, ku Butrnti vëndas i drejtuar nga gjirokastriti i njohur Mustafa Hysi, ka mundur një skuadër me emër në futbollin shqiptar, Shkumbinin e Peqinit. Dy golat e shënuar kanë ardhur në pjesën e dytë. Një fitore e tyre konfirmon dhe nje herë që skuadra sarandiote në fushën e saj është një kockë e fortë për cdo kundërshtar. Ndërkohë fitoret e Dinamos dhe Mamurrasit priteshin. Dinamo e vëndit të shtatë ende nuk po bind në lojën e saj e cila ende është larg pretendimeve për tu rikthyer në kampionatin e më të mirëve. Lufta e fortë sportive është përqëndruar për t’ju shpëtuar vëndeve të fundit. Mamurrasi i pozicionuar në vendin e parafundit ka mundur në fushën asnjanëse të Shijakut, me rezultat të pastër Kamzën që dhe ajo po noton në ujra të turbullta. Ndeshjet e kampioantit të kategorisë së parë do të vijojnë javën e ardhëshme, ku më tepër spikat ndeshjet e Burrelit me Tomorrin dhe ajo që do të zhvillohet në Gjirokastër mes Luftëtarit dhe Adës.. Kategoria e Parë Java e 10-të Të shtunën, 9 nëntor 2013: Dinamo - Burreli 1-0 Shënues: Djarmati 50' Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë Tomori - Ada Velipojë 1-0 Shënues: Azizaj 86' Stadiumi “Jani Kosta”, Berat Butrinti Sarandë - Shkumbini 2-0 Shënues: Kola 58' Dalipaj 78' Stadiumi “Andon Lapa”, Sarandë Veleçiku Koplik - Luftëtari 2-0 Shënues: Nikshiç , 90' Stadiumi “Ismail Xhemali”, Pukë Albpetrol Patos - Tërbuni Pukë 0-1 Shënues: Agastra 66'(11-m.) Stadiumi “Alush Noga”, Patos Himara - Elbasani 1-2 Shënues: Dervishi 89', / E. Dalipi 10’, 88' Stadiumi “Petro Ruci”, Himarë Mamurrasi - Kamza 2-0 Shënues: Pengili 6’, Malaj 47' / (Sulaj humbet 11-m. 88') Stadiumi “Tofik Jashari”, Shijak Pogradeci - Apolonia 0-1 Shënues: Papa 10’ Stadiumi “Gjorgji Kyçyku”, Pogradec
|