Partizani/ Lulzim Sallaku kanidon per deputet |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 08 Maj 2013 07:07 | | | | |
Vjen nga biznesi dhe vitin e fundit edhe nga sporti, por Lulzim Sallaku mendon se mund t’i japë një mandat PR-së në Qarkun e Beratit, teksa është i pari në listë.
“Nuk është risi kandidimi im në Qarkun e Beratit, kam kandiduar edhe herë tjetër nën siglën e PR-së dhe kam marrë mbi 4 mijë vota në vitin 2005. Nuk janë pak, ndërsa tani mendoj se mund të marr më shumë dhe t’i jap patjetër një mandat partisë që unë përfaqësoj. Unë jam nga Skrapari dhe natyrisht që kam lidhjet e mia me Qarkun e Beratit. Shumë më njohin për korrektësinë”, – ka deklaruar Sallaku, i cili në Tiranë njihet edhe si bisnesmen, por kohët e fundit si president i Partizanit, teksa e ngjiti këtë ekip në Superligë.
Kur pyesim se kush vendosi për këtë dhe a ndikon të qenit president i një klubi futbolli me emër, ai përgjigjet: “PD dhe ajo Republikane, duke parë origjinën time dhe influencën në Qarkun e Beratit, vendosëm që të jem i pari në listë. Ndërsa nuk ndikon aspak të qenit president i Partizanit, pasi po të ishte ashtu, kandidoja në Laprakë, ku ka me mijëra e mijëra tifozë të kuq”, - është shprehur ai.
|