Partizani/ Shpetim Duro trajner i te kuqve | ||||
|
Shpëtim Duro është zyrtarisht trajneri i Partizanit. Vetëm pak dite pasi u largua nga drejtimi i Vllaznise, trajneri 53-vjeçar eshte prezantuar sot ne krah edhe te aksionerit te ri te Partizanit, Gazmend Demi. I pyetur per largimin e tij nga Vllaznia, Duro theksoi se edhe skuadra e tij e vjeter ishte nje emer i madh per sportin ndersa largimi i tij lidhej me drejtuesit e rinj te skuadrës. Duke pranuar se skuadra ka ndryshuar, Duro theksoi se duhet të bazohet tek lojtarët me eksperiencë, por pa kaluar në eufori në merkaton e janarit. Kompletimi i stafit drejtues me një aksioner dhe trajner të ri i hap rrugë rikthimit të Partizanit në Kategorinë Superiore pas një mungese 3-vjeçare. Partizani e mbylli fazën e parë të kampionatit në vendin e tretë, në kuotën e 27 pikëve. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5069 |