Ne fokus/ Arrestohet futbollisti i Memaliajt, Donald Harizi rrahu arbitrin anësor | ||||
|
Donald Harizi, 22 vjeç, futbollist i ekipit të Memaliajt, është vënë në pranga nga punonjësit e policisë së Kuçovës pasi akuzohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj albitrit anësor, i cili gjykonte ndeshjen e futbollit Skrapari – Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës ku nga të dhëna të policisë mësohet se pas përfundimit të ndeshjes së djeshme të futbollit Skrapari – Memaliaj,gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjes futbollisti Donald Harizi ka goditur me grushta drejtuesin anësor të ndeshjes. Nga të dhënat mësohet gjithashtu se ky i fundit është dërguar në spital,ku pasi morri mjekimin është drejtuar në banësën e tij. Materialet në ngarkim të futbollistit i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Berat për veprën penale të: “Goditjes për shkak të detyrës”,parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal. Rasti i djeshëm e çon në 12 numrin e rasteve të dhunës në stadiumet e futbollit të qarkut të Beratit në 3-vitet e fundit,ku në të shumtën e rasteve dhuna është ushtruar nga futbollistët mbi gjyqtarët por nuk kanë qënë të pakta edhe rastet e goditjeve të futbollistëve mes tyre në fushë. (Fotoja e vene ne artikull eshte nje foto ilustruese) Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5860 |