HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Gramozi/ Përjashtohen përjetë kater lojtare
nga AlbaniaSoccer   E martë, 25 Shtator 2012 15:04   pdfShtypEmail

gramozi_logoKomisioni i disiplinës ka përjashtuar përjetësisht nga te gjitha aktivitetet futbollistike 4 futbollistet e Gramozit Evis Peci, Renato Saliko, Hyserion Shupe dhe Efiliano Lico pas rrahjes qe i bene gjyqtarit Gentian Nora. Ky i fundit u sulmua barbarisht nga këta lojtare ne startin e kategorisë se dyte te futbollit ne Erseke pas përfundimit te takimit Gramozi-Memaliaj e përfunduar me rezultatin 2-2 ndërsa përfundoi ne spital ne gjendje te rende. Disiplina e mbledhur me urgjence pas konstatimit te problemeve disiplinore vendosi ti përjashtonte për jete këta lojtare pas dhunës se zyrtarit te ndeshjes me pasoja te renda për shëndetin. Ky është rasti i katërt ne historinë e futbollit shqiptar qe një lojtar përjashtohet për jete nga aktivitetet ndërsa për trajnerin lojtar Evis Peci dënimet nga komisionet te disiplinës kane qene raste te përsëritura duke u shfaqur problematik. Për Gramozin ky ishte rasti i trete qe një gjyqtar dhunohet ne fushën e tij ndërsa ne vitin 2006 skuadra u përjashtua dhe me pas u fal pas dhunës ndaj gjyqtarin Tanush Latifi. Ndërkohë klubi Gramozi për dështim ne përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive ne organizimin e ndeshjes u gjobit me 50 mije leke gjobe. Për katër lojtaret kane nisur edhe procedurat ligjore te cilët janë thërritur ne komisariatin e Ersekës duke u gjobitur me 25 mije leke secili. Ndërkohe disiplina ka marre edhe disa vendime te tjera te rëndësishme.


busy
komente