Partizani/ Reagon Ministria e Mbrojtjes për Partizanin | ||||
|
Ministria e Mbrojtjes është e bindur se klubi i futbollit “Partizani” është pasuri e publikut e administruar nga Ministria e Mbrojtjes. Kjo pasuri është tjetërsuar pa një procedurë të rregullt ligjore. Gjykata në të dyja shkallët, ka dhënë një vendim, në bindjen e ministrisë, në kundërshtim të plotë me ligjin. Ajo informon se do të bëjë rekurs në gjykatën e lartë me bindje se e drejta ligjore e këtij institucioni për të rimarrë pronën e saj do të shqyrtohet me seriozitet. Në këto rrethana, Ministria e Mbrojtjes nuk mund të vazhdojë të përfaqësojë klubin e futbollit “Partizani” në kompeticionet sportive por mbetet e vendosur të vazhdojë rrugën ligjore për të rivendosur zbatimin e ligjit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4114 |