Kategoria e Pare/ Ngec Kukesi, pretendetet e tjere fitojne | ||||
|
Jane luajtur dje ndeshjet e javes se XIX te Kategorise se Pare. Nga gjashte ekipet pretendente Kukesi eshte ndalur ne trasferten e Fushe Krujes ne barazim 2-2 kurse Luftetari ka fituar ndaj nje rivali direkt si eshte Beselidhja me rezultatin minimal 1-0. Ka qene Arlind Nora ai qe ka shenuar ne kete perballje, por dhe qe ka humbur nje njembedhjetemetersh. Verdheblute e Elbasanit kane fituar 4-2 ne trasferten e Ersekes, ndaj Gramozit. Lushnjaret vazhdojne te siglojne fitore me goleade. Kete here preha e tyre eshte bere Skrapari. Pas javes se XIX Kategorine e Pare e kryeson Luftetari me 44-pike i ndjekur nga Lushnja me 40-pike dhe Kukesi me 38-pike. Vendi i pare dhe i trete kane nga nje ndeshje me pak e cila do te zhvillohet kete te Merkure ne Gjirokaster. Tabelen e klasifikimit e mbyll Himara me 10-pike. Rezultatet e javes se XIX Luftetari-Beselidhja 1-0 (Nora 57′) Lushnja-Skrapari 4-0 (Sefa 3, Bizhyti 16′, Çela 34′, Canka 46′ (11-m) Gramozi-Elbasani 2-4 (Çela 60′, Musabelliu 72′ / Dalipi 35 ‘ (11-m), Galica 63′, 65′, Ruçi 80′) Iliria-Kukesi 2-2 (Ziri 32′, Mitraj 57′ / Malo 33′, Jevdeviç 70′) Besa-Mamurrasi 2-1 (Frashëri 3′, Bubeqi 84′ / Hasanaj 82′) Gramshi-Ada 1-0 (Ledio Koçi 65′ (11-m) Butrinti-Himara 2-1 (Mullai 20′ , Papa 67′/ Nenaj 43′) Burreli-Vlora 3-0 (Ivanaj 15′, 85′ (11-m), Pirani 33′)
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4009 |