Kategoria e Pare/ Lushnja dhe Kukesi fitojne, grushta ne Elbasan per nje pike | ||||
|
Lushnjaret vazhdojne serine e fitoreve dhe me te njetin golashenues Canka i cili shenoj serish nje dygolesh ne perballjen me Himaren. Gramozi humbet ne shtepi ndaj Gramshit kurse Ada nuk shkon me shume se nje barazime me Ilirine. Mamurrasi ka fituar minimalishte 1-0 ndaj Burrelit. Ne stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”, u zhvillua nje ndeshje mjaft e forte midis verdhebluve dhe miqve nga lezha. Vendasit kane qene me kerkues dhe e kane kerkuar golin, por sulmuesit nuk kane qene ne diten e tyre me te mire duke humbur raste shume flagrante. Ne minuten e 80-te, Peqini i lezhes bene nje nderhyrje te rende ndaj Dalipit duke krijuar nje situate kaotike ne fushen e lojes. Arbitri Cjapi ndeshkon me te kuqe lojtarin e Beslidhjes dhe nga krahu tjeter largon zevendes trajnerin Dosti. Midis lojtareve te dy ekipeve jane shkembyer dhe grushta duke u dashur dhe ndihma e forcave te policise per te qetesuar situaten. Rezukltatet e Kategorise se I : Elbasani-Beslidhja 0-0 Mamurrasi-Burreli 1-0 Skrapari-Luftetari 0-0 Himara-Lushnja 2-3 Gramozi-Gramshi 0-1 Kukesi-Besa 2-1 Ada-Iliria 1-1 Vlora-Butrinti (luhet diten e Hene ne oren 14:00) Pas javes se XVIII kryeson Luftetari me 41-pike, i ndjekur nga Kukesi dhe Lushnja me 37-pike. Tabelen e mbyllin Skrapari ne vendin e 14-te, me 16-pike, Vlora ne te 15-tin, me 15-pike dhe ne vend te fundit Himara me 10-pike. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4680 |