Skerdi Bejzade: Pogradeci ta harroj Superligen | ||||
|
Pas barazimit 1-1 qe arriti skuadra e Partizanit ndaj Pogradecit, drejtuesi i Partizanit Skerdi Bejzade kishte shume pakenaqesira pas ndeshjes karshi gjykimit te arbitrit Edvin Hoxha. "Arbitri ishte lojtari i 12-te i Pogradecit. Kulmi arriti kur gjyqtari i takimit i ra bilbilit dhe ndaloi lojen kur lojtari yne ishte vetem per vetem me portierin kundersjtar. Preteksi ishte qe futbollisti i Partizanit kishte bere faull me pare dhe e ndeshkon edhe me karton te verdhe duke nderprere edhe lojen. Broçkulla qe vetem ketu degjohen", u shpreh per Albaniasoccer.com, Skerdi Bejzade. "Partizani kishte epersi te plote gjate gjithe takimit, por sulmuesat tane nuk u treguan te sakte. Pogradeci, gjate gjithe takimit shkoi vetem nje here ne porten e Partizanit dhe ate here shenoi gol. Pogradecaret ishin te karrikuar dhe me mendjen se po te rrahin Partizanin do arrijne Superioren. Per mendimin tim Pogradeci me ate ekip qe ka nuk hyn ne Kategorine Superiore, vetem nese ben ndryshime", perfundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer.com Skerdi Bejzade Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4451 |