HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria I / Iliria-Lushnja luhet te Dielen ne Mamurras
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 24 Nentor 2011 16:49   pdfShtypEmail

kate-pareTakimi Iliria - Lushnja është shtyrë 24-orë, nga ndeshjet e tjera të javës së XI, të Kategorisë së Parës dhe do të luhet në fushën e Mamurasit. Zhvillimi i takimit ditën e dielë nuk përbën ndonjë problem për trajnerin Malko.

“Nuk ka asnjë problem për ne. Do të kemi edhe një ditë më shumë, që do ta shfrytëzojmë për përgatitjet tona. Rezultatet e së shtunës mund të na motivojnë më shumë. Patjetër që është e veçantë të luash pas të tjerëve”.

Duke vazhduar, trajneri i Lushnjës flet për skuadrën që do të luajë të dielën në Mamuras, ndaj Ilirisë.

“Nuk duhet të ulim perqendrimin, por ta mendojmë ndeshjen çdo ditë. E rëndësishme është që futbollistët të zbatojnë detyrat dhe të jemi në nivelin e duhur, përsa i përket fazës së ndërtimit të lojës. Kemi dy mungesa të rëndësishme në mesfushë. Nuk do të jetë Çela, që është një organizator i mirëfilltë dhe Byzhyti që shfaq një rendimet të lartë në lojë. Në këto kushte është një lajm i mirë rikthimi i Dervishit. Pavarësisht, mungesave, unë do të insistojë shumë që ekipi të bëjë lojën e tij”.

Lushnja synon fitoren dhe për këtë Malko ka karikuar të gjithë grupin.

“Kemi një ekip që motivohet shumë. Fitoret e njëpasnjëshme kanë ngritur moralin e grupit. Po përpiqemi që të ruajmë ekuilibrin psikologjik, ta mbajmë ekipin në tonus, duke u pushtuar nga dëshira për të fituar përsëri. Duhet të jemi të qartë, se në këtë ndeshje hyjmë në fushë për të fituar. E shoh që e gjithë skuadra është e karikuar dhe po vazhdojmë të punojmë”, ka thënë trajneri Malko.

SK Lushnja


busy
komente