Kategoria 1/ Trajneri Birce godet arbitrin anesor | ||||
|
Dhuna e ndodhur dje gjate ndeshjes Himara-Butrinti ndaj gjyqtareve, sidomos ndaj atij anesor eshte nje eveniment tjeter ordiner dhe jashte kontrollit qe ndodh ne fushat e futbollit shqiptar. Trajneri Luan Birce i Himares tregon qe eshte nje gangster rrugesh e jo nje trajner i vertet. Pas ndeshkimit me kartonin e dyte te verdhe te njerit prej lojtareve te tij, Birce shkon ne terr dhe ekstaze duke kercenuar dhe pas fjaleve te uleta te perdorura ve ne perdorim dhunen duke goditur gjyqtarin anesor. Kur trajneri gjuan arbitrin cpret nga lojtaret e tij? Mesuesi jep shembullin me te mire per nxenesit e tij. Situata ne takim ishte e acaruar qe perpara fillimit ku akte anti shqiptare dhe tifoza me flamuj greke ishin vene re ne stadium, kur tifozerite e te dyja paleve shkembenin fjale te ashpera me njera-tjetren. Kur rezultati ishte 1-0 per vendasit, vjen momenti i acarrimit kulmant qe e detyroi trajnerin Birce te veproje me dhune dhe lojtaret miq qe i kerkonin tifozeve te tyre qe te ngriheshin ne suportim, sikur te ishte gol i shenuar dhe jo dhune ne vazhdim. Videoja e meposhtme e tregon akoma me qarte se cfare situate tensionuar u pa ne Himare, ku edhe forcat e rendit benin sehir dhe mbanin duart kryq kur arbitri anesor goditej me grusht. Kliko - per te pare videon Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4862 |