Lushnja/ Ramadan Baballëku, premiere si kampion | ||||
|
“Nuk është e lehtë të fitosh në fushë me këtë rezultat. E kemi qarkulluar topin në mënyrë të sigurtë dhe pa probleme. Më duhet të pranoj, që 15-minutat e fundit kanë qënë e jashtëzakonshme. Ndikuan dy zëvendësimet dhe përgatitja e mirë atletiko-fizike që ka skuadra. Kemi luajtur në presing dhe pavarësisht golave që vinin njëri pas tjetrit e kemi mbyllur ndeshjen në sulm”, u shpreh trajneri Baballëku. “Kur skuadra shënon dhe arrin goleadë, vetëkënaqësia është e pashmangshme. Lind euforia natyrshëm pas rezultatit. Duke parë mangësitë e vogla, në ndeshjen e rradhës do të përgatitemi për t'i eliminuar ato. Kemi një takim të fortë në Vlorë, ndaj një skuadre që duhet vlerësuar maksimalisht. Tashmë do të shikojmë, sesi do të jemi jashtë shtëpisë”, u shpreh trajneri Baballëku. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4020 |