Partizani/ Tifozat, protesta perpara Ministrise se Financave dhe Kryeministrise | ||||
|
U be vite qe Klubi i Futbollit Partizani lundron ne ujra te turbullta. Lojtaret e ketij klubi kane kohe qe nuk e shikojne parane me sy. Ecejaket neper gjykata nuk e kane zgjidhur problemin. Asnje institucion nuk ka reaguar ndaj ketij fenomeni dhe kjo po detyron tifozet e ketij klubi legjendar te ndermarrin protesta. Kete radhe jo kunder Presidentit Xhani, por kunder qendrimit antiligjor te Ministrise se Financave e cila lejon qe lojtaret e ketij klubi, Shoqeri Aksioniere, te punojne ne te zeze, pa u paguar si ne kohen e skllaverise. Ligji i Shoqerive Aksioniere percakton shpalljen e falimentimit ne rast se Shoqeria nuk permbush detyrimet kundrejt punemarresve. Ne kete rast punemarresit jane lojtaret e ketij klubi. Tifozet duan te zbatohet ligji, nqs vertet ky shtet eshte shtet ligjor, ashtu si perhere deklaron Kryeministri i vendit Z. Berisha. Tifozet po pergatisin proteste perpara Ministrise se Financave dhe Kryeministrise te cilat heshtin ndaj fenomenit te punes pa pagese. Ne faqet e internetit shume tifoze, megjithese me bindje te djathta pranojne idene e protestave, duke theksuar se ne zgjedhje do te votojne ate parti qe zbaton ligjin. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4779 |