Kategoria e Pare/ Partizani-Lushnja 0-2 | ||||
|
Me nje stadium te tejmbushur nga forcat e rendit eshte zhvilluar ndeshja mes Partizanit dhe Lushnjes, takim qe perfundoi me fitoren 0-2 per miqte. Ne “Selman Stermasi”, te kuqte e kane nisur me humbje sezonin e ri dhe lojtaret ne fushe kane qene te detyruar te degjojne korret kunder tyre dhe presidentit Xhani qe tifozet i kishin rezervuar. Mes tyre dhe Paro Laci qe nuk u lejua nga forcat e rendit per tu ulur ne tribunen Vip. Ne krahun tjeter Lushnja i gezohet tre pikeshit te rradhes qe e dergon ne krye te tabeles se klasifikimit. Ndeshja ka nisur qetesisht dhe lojtaret ne fushe, ndryshe nga atmosfera e tensionuar ne shkallet e stadiumit shume pak kane menduar te rrezikojne ne portat respektive. Ne pjesen e pare asgje per tu shenuar, aq sa loja eshte bere teper monotone. Ne te dyten, Partizani ka tentuar te arrije te goli por e ka patur te veshtire. Miqte arrijne te zhbllokohen ne minuten e 81' me ane te Cutres dhe dyfishojne dy minuta para fundit me ane te Metushit duke hipotekuar fitoren ne kryeqytet. Enea Shtrepi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4824 |