Partizani/ E premtja dita kur zbardhet fati per te kuqte | ||||
|
Per Partizanin vazhdojne ditet e veshtira. Ende nuk dihet e ardhmja e nje nder klubeve me te titulluara ne Shqiperi. Tifozet jane ne pritje per te mesuar se cilet do te jene drejtuesit, cila do te jete skuadra dhe cfare do te vendoset per te ardhmen. Sezoni ka nisur, por jo per Partizanin. Skuadra eshte bere viktime e dy aksionereve, Albert Xhani dhe Paro Laçi, qe pas konfliktit per drejtimin e klubit kane krijuar dy skuadra te ndryshme per kete edicion te Kategorise se Pare. Çeshtja eshte mjaft komplekse dhe shume e veshtire per t’u zgjidhur. Kjo eshte arsyeja perse Federata Shqiptare e Futbollit, ndryshe nga sa kishte bere te ditur, e ka shtyre serish marrjen e vendimit se cilin ekip do te federoje. Edhe pse gjate dites se hene pritej qe mjaft pikepyetje te zgjidheshi. FSHF-ja ka kerkuar kohe deri te premten per ti dhene zgjidhje kesaj ceshtje mjaft te komplikuar. Komiteti Ekzekutiv ka kerkuar me teper kohe per te shqyrtuar ne menyre me te detajuar dokumentacionin qe eshte paraqitur, mes te cilave figurojne vendime te Gjykates se Tiranes dhe te Qendres Kombetare te Regjistrimit (QKR)
Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4183 |