Partizani/ Gerti Haxhiu kryepankina e sezonit te ardhshem | ||||
|
Trajneri i Partizanit Gerti Haxhiu tregon se ka gjetur akordin me drejtuesit e skuadres per te qendruar edhe ne sezonin e ardhshem. Ai shprehet se ka nisur te mendoje per skuadren e kampionatit te ardhshem por preferon te mos jape detaje te hollsishme.”Pas ndeshjes me Burrelin kam bere nje bisede te gjate me drejtuesit e skuadres dhe me eshte dhene besimi qe te vazhdoj me skuadren edhe sezonin e ardhshem. Eshte arritur nje marreveshje ne kuadrin e fjaleve dhe ende nuk kemi firmosur kontrate. Megjithate une tashme po projektoj nje Partizan sipas ideve te mia per sezonin pasardhes”, eshte shprehur trajneri Gerti Haxhiu. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4280 |