Kur ka ngelur edhe nje jave per tu luajtur ne Kategorine e Pare, Partizani mund te konsiderohet jashte luftes per nje vend ne superiore. Lojtaret e kesaj skuadre kane ngelur te zhgenjyer nga pazaret mes skuadrave ne fund te kampionatit dhe kapiteni Pinari i acaruar nga keto skenare, eshte shprehur se nese gjerat ecin keshtu edhe Partizani do kerkoje te prishe llogarite e te tjereve e te toleroj Skraparin kete fundjave. “Gjithcka eshte bere lemsh. Ne jemi demtuar ne cdo rast e nga java ne jave. Pse te mos e bejme ne lemsh tani. Te bejme dhe ne nje ngaterrese e te tolerojme Skraparin ne ndeshjen e fundit qe kemi me ta”, ka deklaruar i irrituar kapiteni i Partizanit, Luan Pinari.
Enea Shtrepi
 |