“E kam thene dhe me pare qe rruga per ne kategorine superiore tashme nuk varet vetem nga ne. Pavaresisht se si kane dale rezultatet e rivaleve tane sot, ata duhet te gabojne serish ne javet ne vazhdim.Persa i perket takimit te sotem, mund te them se ishte pak e veshtire nga ana jone qe ta interpretonim drejt kete takim, duke i shtuar edhe mungesat e shumta qe kishim. Keto jane ndeshje te veshtira qe duhen mbyllur sa me shpejt. Pra, duhet te shenosh shpejt, por edhe te realizosh golin e dyte ne menyre qe te luash i qete. Megjithate te rendesishme jane tre piket dhe me pas shkojme te qete per ndeshjet e radhes. Persa i perket problemeve ne mbrojtje gjate kesaj ndeshje, mund te them se ka qene nje moment shperqendrimi dhe neglizhimi qe na ka ndodhur disa here, por qe fatmiresisht nuk u ndeshkuam. Gjithsesi nuk mendoj se keto gabime kane ardhur per mosvendosje te mire te mbrojtjes”
Enea Shtrepi
 |