Xhani: Laçi me ka kercenuar me jete! | ||||
|
Presidenti i Partizanit, Albert Xhani, pas nje incidenti qe ka patur me administratorin klubit, Paro Laçi, ka bere nje deklarate per shtyp. Ai pranon se gjedja e keqe financiare e shtyu te pranonte aksionere te tjere ne klub. Ai rrefen gjendjen aktuale, duke u shprehur se ne nje moment te tille te gjithe duhet te heshtin, lojtaret,stafi dhe deri te presidenti edhe kur kontratat nuk paguhen dhe marreveshja nuk realizohet. Por presidenti i te kuqve nuk eshte mjaftuar me kaq. Xhani pohon se Laçi, “ne prani te miqve te perbashket, ka perdorur nje fjalor te rende, banal dhe kercenues kunder meje, duke thyer cdo marreveshje, ose e thene troç: kercenim te hapur per jeten”. Me pas ne deklaraten per shtyp, ai sqaron se do te padise, Paro Laçin ne prokurori per ti shkuar deri ne fund kesaj ceshtje. Xhani e mbyll deklaraten e tij me nje lloj pendese: “Kerkoj falje publike qe kam lejuar, nga mungesa e informacionit, te kem prane nje ortak I cili te kercenon jeten”. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3854 |