HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa Maqedonisë/ Shkendija falenderon tifozët
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 25 Maj 2013 16:59   pdfShtypEmail

ballistetEdhe pse të pakënaqur që finalja e Kupës ndërmjet Shkëndijës dhe Teteksit, u ndërpre si pasojë e sharjeve në baza nacionale ndërmjet grupeve rivale të tifozëve, nga tabori i Shkëndijës janë të vetëdijshëm se kush i nisi problemet. Ata shprehin falemenderim për mbështetjen e madhe që ‘Ballistët’ dhe pjesa tjetër e publikut i dhanë klubit në finalen, që për fat të keq nuk priti fundin.

“Ndjejmë përgjegjësi që publikisht të falemenderojmë tifozët tanë, të cilët edhe një herë vërtetuan se janë pranë skuadrës atëherë kur më së shumti duhet. ‘Ballistët’ dhe pjesa tjetër e publikut treguan se Shkëndija nuk ka konkurencë në këtë drejtim sa i përket tifozerisë dhe ne jemi mirënjohës për këtë. Për fat të keq ndeshja u ndërpre dhe të shumtë janë ata që fajin duan t’ua veshin ‘Ballistëve’, mirëpo ne si kryesi jemi të vetëdijshëm se ofendimet i filloi pala tjetër”, shprehet drejtori sportiv i Shkëndijës, Erhan Selimi, i cili nuk haron pa përmendë edhe tifozët e ardhur nga qytetet tjera.

“U jemi mirënjohës edhe grupeve tjera të tifozëve, Shvercerave që erdhën të organizuar, pastaj tifozëve të pranishëm nga Shqipëria, Kosova dhe nga qytetet tjera nga Maqedonia. Të gjithë treguan se shqiptarët janë të bashkuar dhe si të tillë nuk mund të na ndal askush”, tha Selimi.

E ndërkohë që Shkëndija të dielën pa praninë e publikut do të duhet të përballet me Teteksin në finalen e Kupës së Maqedonisë, nga rradhët e ‘kuqezinjëve’ janë optimistë për rezultat pozitiv.

“Do të jetë hendikep i madh mosprania e publikut, pasi janë tifozët ata që zbukurojnë një ndeshje futbolli. Mirëpo për fat të keq, ne nuk mund të ndryshojmë asgjë në këtë drejtim dhe e vetmja që mund të bëjmë është të premtojmë angazhim maksimal në tentimin për të fituar finalen. Futbollistët do japin më shumë se 100% për të fituar dhe me ndihmën e Zotit, të dielën në mbrëmje trofeun e Kupës do ta sjellim në Tetovë. Ndoshta në rast fitorje në stadium festa s’do të jetë e plotë, por inshallah fitojmë, e festën e vërtetë e bëjmë së bashku me tifozët tanë në sheshin e Tetovës”, përfundoi drejtori sportiv i Shkëndijës, Erhan Selimi, për të cilin ky është posti i tretë në taborin e ‘kuqezinjëve’.

Duke kaluar grupmoshat e Shkëndijës, Selimi arriti të jetë pjesë e ekipit të parë, ku një kohë ishte edhe kapiten. Karriera e tij për fat të keq u ndërpre si pasojë e një lëndimi serioz, mirëpo ai mbeti në ekip si ndihmës trajner i Qatip Osmanin, me të cilin së bashku fituan kampionatin dhe Super Kupën. Ka mbetur pa fituar vetëm Kupën dhe ky trofe do të synohet të dielën në orën 20:00, në finalen kundër Teteksit.


busy
komente