Skuadra e Pelisterit, është skuadra e fundit e cila ka siguruar kualifikimin në mesin e tetë ekipeve më të mira në vend në kuadër të garave të Kupës. Manstirasit me rezultatin e përgjithshëm 6-1 e kanë eliminuar ekipin e Babi nga Shtipi. Ndeshja e zhvilluar sot në Shtip u mbyll me barazimin 1-1. Nga dita e djeshme kualifikim në ¼ e finales kishin siguruar të gjitha skuadrat favorite në mesin e të cilave Renova me rezultatin e përgjithshëm 1-0 e mundi 11 Oktomvrin nga Prilepi. Shkëndija dhe Metalurgu në terren mysafir arritën të sigurojnë kualifikimin në fazën tjetër të garave, ndërsa Vardari pa probleme e mundi Euromilkun.
Rezultatet e 1/8 së finales
Bregallnica - Shkëndija 0-1 Drita - Pobeda Junior 2-0 Sileksi - Bashkimi 3-0 Renova – 11 Oktomvri 5-0 Euromilk - Vardari 1-2 Horizont T. - Metalurg 0-1 Teteksi - Lokomotiva 7-0 Babi - Pelisteri 1-1
 |