Ne fokus/ Ndalohen ne Beograd parrullat “Kosova eshte Serbi” | ||||
|
Parrullat “Kosova eshte Serbi” nuk do ti lejohen tifozeve te Partizanit ne ndeshjen me Shkendijen e Tetoves. Kjo per te mos iniciuar incidente qe mund te kene pasoja. Disa dite me pare Komisari i Uefas per sigurine ka vizituar Beogradin. Ai ka inspektuar stadiumin dhe dhene keshillat e nevojshme per kete ndeshje qe do te kete tension te madh brenda. “Nuk kemi ndermend te lejojme as edhe nje incident te vogel”, thuhej ne nje komunikate te Ministrise se Brendshme te Serbise e publikuar nga gazeta “Alo” te shtunen. Kamera sigurie do te monitorojne gjate gjithe ndeshjes cdo levizje te tifozeve dhe do te regjistrohet gjithcka edhe ne hyrjen per ne stadium. Cdo parrull, flamur qe nuk do te kete lidhje me Partizanin do tu merret tifozeve serb nga policia vendase. Sipas gazetes “Alo” do te jene te ndaluara parrullat “Kosovo je Srbija” (Kosova eshte Serbi). Partizani ndeshjen e pare me Shkendijen e Tetoves do ta zhvilloje ne Beograd me 13 korrik, ndersa ajo e kthimit luhet me 19 korrik ne Shkup. Keto masa nga organet shteterore serbe do te merren per te mos ngjallur provokime qe mund te sjellin pasoja ne ndeshjen e kthimit ne Shkup dhe per te mos marre gjoba nga UEFA, qe ndalon çdo lloj mesazhi apo parrulle politike apo racore. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7156 |