Shpetim Duro pritet te marre postin e trajnerit te skuadres shqiptare ne Maqedoni, Shkendija e Tetoves. Duro ka marre rrugen drejt destinacionit te ri dhe pritet qe te henen te behet prezantimi tek skuadra e re. Shkendija ka larguar maqedonasin Jovanovski dhe vendin e tij pritet ta marre ish trajneri i Skenderbeut. Duro eshte i gatshem per kete aventure te re dhe do te kete si synim te shpetoj sezonin e skuadres shqiptare ne Maqedoni qe edhe pse ka gjetur nje sponsor te fuqishem si “Ecolog” nuk ka mundur ti rikthehet niveleve te larta.
|