Gjermani/ Ferhan Hasani “Buba” vazhdon me Wolfsburgun | ||||
|
Media të ndryshme në Maqedoni informuan se Ferhan Hasani gjendet në provë tek një skuadër holandeze, anëtari i përfaqësueses së Maqedonisë është paraqitur në pjesën e dytë të takimit kontrollues ndërmjet Wolfsburgut dhe Verder Bremenit te luajtur para dy ditesh. Ndeshja e zhvilluar në kuadër të përgatitjeve në Antalia, u mbyll me fitore 2:1 të Verderit, ndërsa trajneri i ri i ‘ujqërvve’, Dieter Hecking më në fund vendosi që t’i japë shansin për të luajtur tetovarit Hasani. “Buba” tregoi lojë të mirë dhe disa herë solli depërtime të shpejta në krahë, ndërsa në një rast dha assist për gol. Paraqitja në ate ndeshje pritet të sjellë impresionet e trajnerit Hecking për të ardhmen e Hasanit, ndërsa vetë futbollisti për televizionin maqedonas TV Alsat-M ka deklaruar se mediat do të njoftohen në kohë nëse ka diçka të re rreth të ardhmes së tij, duke i cilësuar si dashakeqe dezinformatat e publikuara në media të caktuara në Maqedoni. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5680 |