HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Liga Evropes - Milano turpërohet në Kumanovë
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 22 Korrik 2009 04:37   pdfShtypEmail

Sllaven-MilanoFutbollistët e Milanos kanë përjetuar një humbje të turpshme në terren të vet nga Sllaven Belupo me rezultat 4-0, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues. Katër golat Milano i ka pranuar në pjesën e parë, kur tre gola i shënoi Vojnoviç dhe një gol tjetër nga Csizmadia. Pas përfundimit të lojës, trajneri i Milanos, Erkan Jusuf theksoi se mysafirët kanë fituar me meritë, edhe pse ata kanë mundur të tregojnë një paraqitje më dinjitoze. “Slaven Belupo është treguar skuadër më cilësore se ne dhe mendoj se me meritë kanë fituar. Ndërsa sa i përket lojës sonë do të them se në momentet e fundit më është bërë e ditur se lojtarët serb nuk do të kenë të drejtë lojë, sepse nuk iu kanë arritur certifikatet nga klubet e tyre. Për këtë shkak isha i detyruar të fusë në lojë lojtarë të ri dhe pa përvojë. Sikur të luanim me formacionin që e pata menduar nuk besoj se do të përjetonim humbje të thellë”, është shprehur pas takimit, Erkan Jusuf. Në këtë ndeshje pas pothuajse dy viteve të plota është aktivizuar edhe mesfushori Avni Aziri, i cili edhe pse dha maksimumin nuk ia doli ta shpëtojë ekipin kumanovar nga katastrofa me Slaven Belupon. Ky rezultat e vë Milanon në cilësi vetëm të mysafirit në ndeshjen e kthimit në Koprivnicë, pas një javësh, kurse kroatët që tani mund të mendojnë për turin e tretë në Uefa Europa League.

Milano (Kumanovë) - Slaven (Koprivnica) 0:4 (0:4)

Shenues: 26 'Csizmadia, 39' 41 '44' Vojnoviç

Milano: Markovski, Cecelia, Aliji (46 'Ziba), Shabani, Aziri, Lazarev (66' Beluli), Limani, Trajkovski, Brando (46 'Stojanoviç), Bogatinov, Alimi.

Slaven: Rodiç, Rogulj (46 'Lapiç), Poldrugaç, Vojnoviç (77' Poredski), Posavec (56' Safariç), Bilen, Puriç, Vruçina, Juriç, Marash, Csizmadia.


busy
komente