Ne fokus/ Ballistet injorojne klubin dhe vendosin te shkojne ne Beograd | ||||
|
Ballistet e Tetoves nuk kane pranuar vendimin qe klubi i tyre ne bashkepunim me ate te Partizanit te Beogradit mori disa dite me pare. Ata gjeten nje marreveshje qe ndeshjet ndermjet tyre ne turin e dyte eliminator te Champions League te luheshin pa tifoze miq. Akordi ndermjet klubeve u mendua si nje kompromis, i cili do te evitonte tensionet ne stadiume. Ndeshja cilesohet me rrezikshmeri te larte dhe kjo ka qene arsyeja pse dy klubet vendosen keshtu. Por Ballistet nuk mendojne keshtu. Nepermjet nje komunikate per shtyp ata kane sqaruar klubin e tyre dhe te gjithe shqipetaret se ata do te shkojne ne Beograd. “Nuk e marrim aspak parasysh vendimin dhe biseden e drejtuesve te klubeve te Shkendijes dhe Partizanit, qe dy ndeshjet kualifikuese ne Champions League te zhvillohen pa pranine e tifozeve miq. Kete e themi me shume te drejte. Jemi teper te shqetesuar me kete gjeste te pahijshem nga ana e tyre, qe marrin guximin te veprojne per diçka te cilen nuk e kuptojne. Ky eshte udhetimi yne i pare dhe historik, qe e kemi pritur me dekada. Kemi derdhur lot qe te vijme deri te kjo ndeshje. Por, tani nuk behet me fjale vetem per nje ndeshje futbolli, pasi njerez te papergjegjshem punojne prapa shpine dhe duan te vendosin rreth organizimit te tifozeve me arsye te kota”, - thuhej ne reagimin e tifozeve te Shkendijes. Me tej, “Ballistet” njoftonin se me date 13 korrik (te merkuren), ne oren 10:00 do te nisen drejt Beogradit: “Kerkojme nga organet kompetente te UEFA-s, por edhe te ketyre njerezve qe vendosin me koken e tyre, ta mendojne edhe njehere se çfare po bejne. Duhet ta shqyrtojne situaten siç duhet, sepse ne jemi nje institucion dhe kjo çeshtje nuk do te mbyllet kaq lehte. Ne te kundert, jemi te detyruar te ndermarrim hapa radikale, ku gjate sezonit te ardhshem Shkendija rrezikon mos t’i zhvilloje ne Tetove ndeshjet ne shtepi”, kercenonin ata ne komunikaten drejtuar klubit dhe opionit futbollistik tetovar.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 8422 |