HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Faruk Statovci i kënaqur qe "Renova " fitoi titullin kampion i Maqedonise
nga AlbaniaSoccer   E martë, 18 Maj 2010 19:33   pdfShtypEmail
statovciStatovci i lumtur që do të luajë në Ligën e Kampionëve

Prishtinë, 18 maj - Një nga futbollistët kryesorë që luan në radhët e kampiones së re në Maqedoni, KF Renova, Faruk Statovci, ka thënë se ndihet shumë i lumtur që skuadra e tij ka fituar titullin e kampiones në Maqedoni.

Renova të shtunën që e lamë pas zyrtarisht ka festuar titullin e kampiones dhe është skuadra e parë shqiptare që arrin një sukses të tillë. Sipas kosovarit Statovci, Renova e ka merituar këtë titull. Ai thotë se gjatë tërë kampionatit Renova ka qenë skuadra më cilësore në futbollin e Maqedonisë.

“Kemi punuar mjaft shumë gjatë tërë kohës dhe se, vërtet ndihem i lumtur që arritëm titullin e kampionit të Maqedonisë”, ka thënë Statovci.

“Është kënaqësi që Renova është skuadra e parë shqipteare që arrin titullin e kampiones. Bazuar në punën që është bërë në klub si dhe bazuar në paraqitjet që kemi treguar, e kemi merituar ta festojmë titullin e kampiones”, tha Statovci.

Skuadra nga Xhepçishti, e themeluar pesë vjet më parë, për herë të parë do të marrë pjesë në garat preliminare të Ligës së Kampionëve. Statovci thotë se është kënaqësi që do të luajë në garat preliminare të ligës më të fortë në futbollin evropian, Ligës së Kampionëve.

“Natyrisht se ndihem jashtëzakonisht i lumtur që do ta kem rastin të luaj në Ligën e Kampionëve. Jam i bindur se do të përgatitemi mirë, në mënyrë që të kemi paraqitje sa më të mirë në garat preliminare të Ligës së Kampionëve”, ka thënë Statovci, i cili me plot sukses po militon në radhët e skuadrës së Renovës.

“Me Renovën kam kontratë edhe një vjet. Dua ta respektoj kontratën deri në fund. Nëpërmjet Renovës do ta kem rastin të luaj në garat evropiane”, ka theksuar Statovci.


Fatmir Bytyci


busy
komente