Kasapi dhe Hysenlekaj afer Drenices | ||||
|
“Jemi në bisedime me Fetim Kasapin dhe Blerim Hysenlekajn, por ende s’kemi arritur ndonjë marrëveshje. Sot (e hënë) do t’i përfundojmë bisedimet me Hysnelekajn, kurse me Kasapin i përfundojmë brenda dhjetë ditëve të ardhshme”, ka thënë Zenun Kodra. Nga skuadra e Drenicës në këtë afat kalimtar, sipas Kodrës, mund të largohet vetëm mesfushori Rexhë Zhabollaj. “Nuk do të ketë shumë ndryshime për pranverë. Fond kemi, por nuk na duhen shumë futbollistë. Ndërsa nga skuadra mund të largohet vetëm Zhabollaj”, ka shtuar Kodra.
Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2739 |