Fitim Krusha, se tradheton Lirine | ||||
|
Mesfushori Fitim Krusha do të mbetet futbollist i skuadrës së Lirisë nga Prizreni deri në përfundim të kampionatit. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë mesfushori prizrenas. “Kam pasur disa oferta nga skuadrat e mëdha, por asnjëherë s’më ka shkuar mendja të largohem nga skuadra e Lirisë, pasi oferta ime me këtë skuadër është edhe për gjashtë muaj të ardhshëm”, ka thënë Fitim Krusha, i cili ende nuk ka qenë në gjendje të japë një koment për trajnerin e ri të skuadrës, Bedredin Gjinali. “Gjinali është emëruar trajner i skuadrës, pasi ne kemi përfunduar sezonin vjeshtor. Ne ende s’kemi pas takim me të, por e respektojmë vendimin e bordit të klubit. Shpresoj që trajneri i ri do të punoj maksimalisht me ne dhe të marrim sa më shumë rezultate pozitive”, ka thënë Krusha. Ish-mesfushori i Besës, duke u shprehur i kënaqur me rezultatet e arritura, ka thënë se synimet e skuadrës së Lirisë janë që ta ruajnë pozitën aktuale që e mban në tabelën e klasifikimit. “Rezultatet e arritura në sezonin vjeshtor janë të kënaqshme. Synimet e skuadrës janë ta ruajmë pozitën e pestë në tabelën e klasifikimit. Mirëpo kjo s’do të thotë se ne nuk kërkojmë edhe më shumë”, ka shtuar Krusha. Skuadra e Lirisë në këtë edicion është rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës, dhe zë vendin e pestë me 25 pikë të grumbulluara, kurse është kualifikuar edhe në çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës, ku më 24 shkurt do t’i masë forcat me skuadrën e Hysit.
Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3244 |