Genc Hoxha: Zeka, mos e mendo pensionin! | ||||
|
Tekniku gjakovar shpreson që kapiteni i skuadrës të mos pensionohet në fund të këtij kampionati. Skuadra e Besës dhe futbolli i Kosovës kanë nevojë ende për futbollistin Haxhi Zeka. Nëse ai pensionohet në fund të këtij kampionati, nuk do të ishte mirë, pasi ende ka për t’i dhënë futbollit. Kështu ka thënë trajneri i Besës, Genc Hoxha, lidhur me vendimin e kapitenit Haxhi Zeka për pension. “Kam dëgjuar se Zeka ka menduar për pension. Nëse një gjë e tillë do të ndodhë, do të ishte dëm i madh për skuadrën e Besës dhe futbollin e Kosovës në përgjithësi, pasi ai ende mund t’i japë futbollit”, ka thënë Hoxha, duke shtuar: “Niveli që po tregon Zeka në këtë edicion është i kënaqshëm. Ai është në mesin e më të mirëve në Kosovë. Me këtë formë Zeka mund të luajë edhe më shumë se një vit. Tash për tash s’ka ndonjë futbollist që mund ta zëvendësojë Zekën”. Në “gjumë” për transfere Përkundër që shumë skuadra të Raiffeisen Superligës janë duke u përforcuar me të madhe në këtë miniafat kalimtar, skuadra e Besës ende është në “gjumë”. Trajneri Genc Hoxha ka thënë se në janar do të vendosen shumë gjëra. “Jam i informuar se disa skuadra janë duke u përforcuar. Ne ende nuk kemi vendosur për ndonjë transfer. Në janar do të vendosim për këtë dhe për disa gjëra të tjera”, ka shtuar Hoxha. Skuadra e Besës është duke i vazhduar ende stërvitjet, kur pas përfundimit të stinorit vjeshtor renditet në pozitën e gjashtë me 25 pikë të tubuara. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3141 |