Agron Cacaj largohet nga Hysi | ||||
|
Mbrojtësi Agron Cacaj është ndarë përfundimisht me skuadrën e Hysit. Edhe pse kontrata e tij ishte dyvjeçare, mbrojtësi i majtë ka zgjedhur rrugën e largimit vetëm pas gjashtë muajve qëndrim në skuadrën nga Merdara. Këtë lajm e ka konfirmuar të mërkurën 20-vjeçari nga Deçani. “Jam larguar nga skuadra e Hysit pasi konkurrenca ishte shumë e madhe. I falënderoj drejtuesit e klubit, në veçanti kryetarin, që kanë hasur në mirëkuptim dhe më kanë lejuar të largohem, edhe pse kontrata ime ishte dyvjeçare”, ka thënë Agron Cacaj. Me shkëputjen e kontratës me skuadrën e Hysit, ofertat në drejtim të Cacajt kanë mbërritur. Ish-trajneri i tij në kohën që mbronin ngjyrat te skuadra e Besës, Valdet Shoshi, është shumë i interesuar që Cacaj t’i bashkohet skuadrës së Drenicës, por edhe disa skuadra nga Dukagjini janë të interesuara për shërbimet e mbrojtësit shtatshkurtër. “Kam disa oferta, por nuk kisha pasur dëshirë t’i përmend. Në gjë është e sigurt, se brenda dhjetë ditëve do ta gjej skuadrën e re”, ka shtuar Cacaj, i cili më herët ishte pesë e skuadrës së Besës nga Peja.
Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2871 |