Hysni Maxhuni trajner i ri i Hysit | ||||
|
Hysni Maxhuni është emeruar sot trajner i ri i skuadrës së Hysit. Ketë lajm e ka bërë të ditur drejtori sportiv në KF Hysi, Arbënor Morina. Ai ka bërë të ditur gjithashtu se trajneri i Luan Prekazi është emëruar drejtor i shkollës së futbollit. “Në Shtabin Teknik te Hysit, zyrtarisht janë bërë ndryshime. Hysni Maxhuni tani e tutje do të jetë kryetrajner i skuadrës. Ndërsa Luan Prekazi tashmë do ta drejtoj Shkollën e Futbollit të Klubit tonë”, ka thënë Morina. Ndërsa Hysni Maxhuni, ka thënë se skuadra e Hysit është favorite për titull të kampionit dhe në garat e Kupës. “Hysi ka skuadër të re me moshën mesatare 22 vjeç. Personalisht i njoh mirë futbollistët dhe jam i bindur se më punën që do të bëhet gjatë përgatitjeve, ne do t’i arrijmë synimet e klubit: titullin e kampiones dhe kupën e Kosovës”, ka thënë trajneri i ri i Hysit, Hysni Maxhuni.
Veton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3452 |