Te djelen pas ores 23:00, ne qender te Bernit, 50 metra larg stacionit te trenit, jane sulmuar tre futbolliste te Prishtines, te cilet bashke me klubin po qendrojne ne Zvicer per fazen e pare pergatitore. Sulmin e ka konfirmuar per mediat kosovare lideri i tifozeve te Prishtines, “Plisat”, Albert Kastrati – Tigri. Ai ka thene se futbollistet e sulmuar, te cileve nuk ka dashur t’ua permend emrin tash per tash, mbanin veshur fanella me logo te klubit. Derisa me kete rast ka pesuar edhe gazetari i klubit, Avni Durmishi, i cili edhe eshte shtruar ne spital. “Sulmi eshte bere nga 10 serbe, me gjase tifoze te klubit zviceran Young Boys”, ka thene Kastrati, i cili ka kerkuar qe per kete incident autoritetet e Kosoves dhe FFK-ja te kerkojne sqarim nga zyrtaret e kryeqytetit zviceran.
 |