Faton Zejnullahun e ndajne oret nga Prishtina | ||||
|
“Të enjten ose të premten Zejnullahu do të nënshkruaj me Prishtinën”, ka thënë burimi në fjalë. Ndërsa i kontaktuar nga Web Albaniasoccer.com, nënkryetari i klubit, Afrim Muqiqi, ka thënë se asgjë zyrtare nuk ka.
“Ende asgjë zyrtare nuk ka. Do të informohuni me kohë”, ka thënë Muqiqi. Sulmuesi Faton Zejnullahu ishte pjesë e skuadrës së Flamurtarit që gjashtë vjet, kurse të mërkurën ai është “shkurorëzuare” me këtë skuadër. Drejtori i përgjithshëm i KF Flamurtarit, Agim Hasani, ka bërë të ditur se Zejnullahu është lojtar i lirë. “Unë ia kam dhënë dokumentet, dhe ai është lojtar i lirë”, ka thënë Agim Hasani. Pavarësisht përpjekjeve për të kontaktuar me futbollistin, kjo ishte e pamundur, pasi telefoni i tij ishte i fikur. Faton Zejnullahu ishte kapiten i skuadrës së Flamurtarit, kurse është anëtari i rregullt i përfaqësueses së Kosovës në Futboll.
Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3354 |