Raiffeisen Superliga/ Prishtina me hapa të sigurt drejt titullit | ||||
|
Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 29-të në Raiffeisen Superligë. Prishtina është shumë afër ta sigurojë titullin e ri të kampionit, pasi tashmë kryeson me 10 pikë më shumë se Trepça’89. Bardhekaltrit, të dielën, kanë shënuar fitore në shtëpi kundër Hajvalisë, me rezultat 3:2. Golat për Prishtinën i shënuan Mentor Mazrekaj (10’), Astrit Fazliu (20’) dhe Besnik Krasniqi (69’), derisa për Hajvalinë shënuan Erdin Hashani (31’) dhe Nikollë Dushi (88’). Ndërkohë, Trepça’89 zhgënjeu sërish tifozët e saj, duke barazuar pa gola me Feronikelin dhe në këtë mënyrë i humbi shpresat për titull. Në anën tjetër, Hysi ka shënuar fitore me rezultat bindës kundër Lirisë, 5:0, duke i rritur gjasat për t’iu shmangur barazhit. Fiton Hajdari ka realizuar dy gola për skuadrën vendëse (30’ e 74’), ndërsa me nga një gol kanë kontribuuar Sokol Berisha (13’), Arlind Zylfallari (25’) dhe Mentor Zhdrella (69’). Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5520 |