Trepça fitoi në shtëpi, Llamkosi mori një pikë në Pejë, Drenica-Vëllaznimi u ndërpre | ||||
|
Ndërkohë, ndeshja në Skenderaj, ndërmjet Drenicës dhe Vëllaznimit është ndërprerë në minutën e 44-t, tek rezultat 1:1, pasi gjyqtari kryesor Genc Nuza është sulmuar nga futbollistët e Vëllaznimit pas ndëshkimit me karton të kuq të Desaret Dervishit. Në takimin e fundit të ditës së sotme, Llamkos Kosova ka arkëtuar një pikë tejet të rëndësishme në Pejë, ku sfidën me Besën e ka mbyllur pa gola, 0:0. Vushtrriasit gjatë tërë takimit kanë qenë më të mirë dhe kanë krijuar raste të mira shënimi, por nuk janë treguar efikas në fazën e sulmit. Mundësitë më të mira për të shënuar i kanë shpërdoruar Festim krasniqi dhe Labinot Osmani. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5832 |