Raiffeisen Superliga/ Prishtina fitoi në Vushtrri, Trepça’89 shkëputi një pikë në Gjakovë | ||||
|
Sot janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 26-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra lidere e renditjes, Prishtina, ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafire në Vushtrri kundër Llamkos Kosovës, me rezultat 1:0, duke bërë një hap përpara në garën për titullin e kampionit. Golin e vetëm në këtë sfidë që ia siguroi tri pikë prishtinasve e realizoi Florim Bërbatovci, në minutën e 70-të. Me këtë fitore skuadra kampione në fuqi është shkëputur në +5 pikë ndaj Trepçës’89. Kjo e fundit është detyruar të kënaqet me një pikë në ballafaqimin kundër Vëllaznimit në Gjakovë, që është mbyllur me shifrat 1:1. Mitrovicasit kaluan të parët në epërsi, në minutën e 61-të, me golin e Shpëtim Idrizit, por nëntë minuta më vonë shifrat i barazoi Ermir Nikoliqi. Me të njëjtin rezultat (1:1) u mbyll edhe ndeshja në Kizhnicë, ndërmjet Hajvalisë dhe Dritës. Vendasit kaluan të parët në epërsi, me golin e Alban Mavriqit, në minutën e 45-të, por gjilanasit barazuan shifrat në minutën e 90-të, me golin e shënuar nga Xhevdet Shabani. Ndërkohë, Drenica ka shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me Hysin, me rezultat 1:0, me golin e realizuar nga Lorik Maxhuni, në minutën e 42-të. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7229 |