Yll Hoxha, le Finlandën për Hysin | ||||
|
Ish-futbollisti i Prishtinës, Yll Hoxha, ka lenë Finlandën për të firmosur më nënkampionët e Kosovës, Hysin nga Merdara. Hoxha, llogaritet një nga përforcimet më të mira që ka bërë skuadra e Hysit. Arbnor Morina, drejtor sportiv i Hysit, e ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Hoxhën. “Kemi arritur marrëveshje me Yll Hoxhën. Ai tashmë ka nënshkruar marrëveshjen dyvjeçare me skuadrën tonë”, ka thënë Morina. Ky është përforcimi i parë në afatin dimëror i Hysit, skuadër kjo e cila është në negociata për transferimin edhe të disa futbollistëve tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3403 |