Prishtina dhe Flamurtari nderrojne numrat 7 | ||||
|
Dëshira e madhe e Faton Zejnullahut për t’iu bashkuar Prishtinës është afër të bëhet realitet, pasi dy skuadrat e kryeqytetit pritet ta fillojnë “pazarin” ndërmjet vete në këtë mini afat kalimtar. Shtatëshja e Flamurtarit, Faton Zejnullahu, mund të shkëmbehet me shtatëshen e Prishtinës, Suad Saliagiq, kurse këtij të fundit mund t’i bashkëngjitet edhe mbrojtësi Labinot Haliti. Këtë lajm e ka bërë të ditur drejtori gjeneral në KF Flamurtari, Agim Hasani. Ai ka shprehur mendimin se çdo gjë mund të ndodhë në këtë mimiafat kalimtar, por, sipas Hasanit, për momentin asgjë konkrete nuk ka. “Definitive ende nuk ka. Trajneri ynë ka shprehur dëshirën që ta ketë në skuadër Saliagiqin dhe Halitin. Ndërsa kapiteni ynë ka shprehur dëshirën të shkojë në Prishtinë, por ai ende ka kontratë me klubin dhe me askënd nga ne s’ka biseduar. Nëse Prishtina është e interesuar, ne jemi të gatshëm t’i fillojmë bisedimet”, ka thënë Agim Hasani.
Edhe Guci në “radarin” e Tortoshit
Drejtori i kuqezinjve nga Prishtina, Agim Hasani, ka thënë se sot (e mërkurë) do të ketë bisedime me mesfushorin e KF Lirisë, Alban Guci. “Ne jemi të interesuar edhe për Gucin e Lirisë, por sot do të vendosim për këtë futbollist”, ka shtuar Hasani.
Saliagiqi edhe në sytë e Bylbyl Sokolit
Sulmuesi i FC Prishtinës, Suad Saliagiq, duke konfirmuar interesimin e skuadrës së Flamurtarit, ka thënë se edhe trajneri i KEK-ut, Bylbyl Sokoli, është shumë i interesuar për shërbimet e tij. “Kam dëgjuar se Flamurtari është i interesuar për mua, por askush ende nuk më ka kontaktuar nga kjo skuadër. Përveç Flamurtarit, edhe KEK-u më dëshiron. Trajneri Bylbyl Sokoli më ka kontaktuar, por njëherë përnjëherë dëshira ime është të mbetem në Prishtinë”, ka thënë Saliagiq.
Zejnullahu mbush 23-vjet
Kapiteni i Flamurtarit, Faton Zejnullahu, dje (e martë) e ka festuar 23-vjetorin e lindjes. Ai këtë përvjetor ka preferuar ta festojë së bashku me familjen, kurse për çudi nuk ishte i ftuar asnjë nga bashkëlojtarët e tij. Kjo mund të jetë edhe një shenjë se sulmuesi është bërë gati ta braktisë Flamurtarin pas gjashtë vjetëve.
Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3383 |