Prishtina e ka ruajtur hapin në luftë për titull të kampionit.
Skuadra e Afrim Tovërlanit të dielën i ka fituar tri pikë të reja dhe shumë të rëndësishme, edhe atë si mysafire e Vëllaznimit, të cilin e ka mposhtur me rezultat minimal, 0:1.
Hero i prishtinasve ishte mbrojtësi Liridon Kukaj, i cili e ka realizuar golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e tij.
Mysafirët, siç shkruan Express, është dashur të djersitën shumë për ta fituar sfidë, ngase tek në minutën e 85-të ia kanë dal ta realizojnë golin e fitores nëpërmjet Kukajt, i cili mirë e shfrytëzoi një pakujdesi të gjakovarëve.
Kështu, Prishtina tani gjenden në kuotën e 26-pikëve, derisa Vëllaznimit iu është përkeqësuar gjendja, ngase mbetet në kuotën e 13-pikëve.
 |