Raiffeisen Superliga/ Besa dhe Hajvalia fituan si vendase | ||||
|
Futbollistët e Besës e kanë nisur me këmbë të mbarë fazën e dytë të garave në Raiffeisen Superligë, teksa sot në stadiumin “Shahin Haxhiislami” e kanë mposhtur lideren e renditjes, Trepçën’89, me rezultat 1:0, në kuadër të javës së 12-të . Për pejanët kjo ishte fitorja e dytë në këtë kampionat, përkatësisht e para pas javës së pestë. Golin e vetëm në këtë sfidë e ka shënuar mbrojtësi Qorraj nga 7-8 metra pas një harkimi të Papuçit. Me të njëjtin rezultat fitores para tifozëve të vet iu gëzua edhe Hajvalia, duke e mposhtur Drenicën. Golin e tri pikëve të reja për Hajvalinë e realizoi Fillim Guraziu, në minutën e 43-të. Me këtë fitore Hajvalia është ngjitur në pozitën e katërt, me 18 pikë. Katër ndeshjet e tjera të javës së12-të zhvillohen të dielën. Liga e Parë Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6674 |