Skuadra e Trepçës’89 është rikthyer në pozitën e parë në renditjen e Raiffeisen Superligës, pasi sot ka shënuar fitore në derbin lokal kundër Trepçës, në kuadër të javës së 7-të, me rezultat 1:0. Kësisoj, Trepça’89 ka shfrytëzuar barazimin e Prishtinës në Vushtrri kundër Llamkos Kosovës dhe tashmë kryeson me një pikë më shumë se skuadra kampione në fuqi. Golin e vetëm në sfidën e zhvilluar në “Riza Lushta” e realizoi Lorik Maxhuni, me gjuajtje me kokë pas harkimit të Shemsi Osmanit. Me të njëjtin rezultat (1:0) fitores si vendas i është gëzuar edhe Feronikeli në duel me Vëllaznimin. Golin për tri pikë tejet të rëndësishme për skuadrën e Ramiz Krasniqit e ka shënuar Fitim Haliti, në minutën e 88-të. Ndërkohë, Hajvalia është treguar bindshëm më e mirë se sa Liria, duke e mposhtur me rezultat 3:0. Në anën tjetër, Drenica ka vazhduar rekordin e barazimeve, kësaj radhe duke arkëtuar një pikë në duel me Hysin në Merdar. Për skuadrën kuqezi nga Skënderaj ky ishte barazimi i shtatë në këtë edicion.
Raiffeisen Superliga , Java XI
Trepça'89-Trepça 1:0 Besa-Drita 1:1 Hysi-Drenica 0:0 Hajvalia-Liria 3:0 Feronikeli-Vëllaznimi 1:0 Kosova (V)-Prishtina 0:0
Liga e Parë , Java e X 2 Korriku – R. Sadiku 3:1 Ferizaj – Deçani 3:2 Dukagjini – Flamurtari 2:2 Istogu – Gjilani 1:0 KEK-u – Lepenci 3:2 Ulpiana – F. Kosova 0:1 Kosova (P) – Vitia 2:1 Mushtishti – Llapi 2:2
 |