HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 20 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga/ Drita e njoftoi me humbje liderin, Vëllaznimi fitoi me vështirës
nga AlbaniaSoccer   E diel, 14 Tetor 2012 19:41   pdfShtypEmail

trepca_prishtina_0_0Skuadra e Dritës ka shënuar fitore në derbin e javës së 10-të në Raiffeisen Superligë, duke e mposhtur Trepçën’89, me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan, në një atmosferë të mirë.

Për liderin e renditjes kjo ishte humbja e parë në këtë edicion të garave, derisa gjilanasit me këtë fitore përfshihen seriozisht në garën për titull të kampionit, pasi tashmë kanë 19 pikë. Gjilanasit kaluan të parët në epërsi me golin e Xhevdet Shabanit, në minutën e 20-të, pas asistimit të Leonit Abazit. “Minatorët” barazuan shifrat në minutën e 42-të, me golin e shënuar nga Ibrahim Peci, pasi më herët thuajse tërë punën e kreu kapiteni Shpëtim Idrizi. Megjithatë, tri pikë skuadrës së Dritës ia siguroi Ismet Ramushi, me golin e shënuar në minutën e 83-të. Në ndeshjen tjetër, Vëllaznimi shënoi fitore tejet të vështirë para tifozëve të vet në duel me Hajvalinë, me rezultat 1:0. Golin e fitores gjakovarët e shënuan në minutën e 89-të nëpërmjet Nikoliqit. Java e 10-të mbyllet nesër me ndeshjen që zhvillohet në kryeqytet ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit.


busy
komente