Raiffeisen Superliga/ Prishtina e Trepça fituan si mysafire, Hysi bindës në shtëpi | ||||
|
Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 41-të , me golin e shënuar nga Argjend Malaj, me gjuajtje me kokë pas harkimit të Besnik Krasniqit nga krahu i djathtë. Vetëm dy minuta më vonë prishtinasit shënuan edhe golin e dytë, kur topin e dëbuar nga një mbrojtës pejan pas gjuajtjes së Liridon Kukajt e dërgoi në rrjetën Driton Krasniqi. Megjithatë, pejanët reaguan shumë shpejt duke shënuar menjëherë në aksionin e parë, kur Endrit Maloku shënoi një supergol nga rreth 18 metra, derisa barazuan shifrat vetëm pas gjashtë minutash lojë nëpërmjet Egzon Gashit. Megjithatë, në minutat e fundit të kësaj sfide prishtinasit arritën të sigurojnë fitoren, duke shënuar edhe dy herë. Fillimisht në minutën e 83-të Besnik Krasniqi realizoi nga pika e bardhë, kurse në minutën e dytë shtesë, Florim Bërbatovci vulosi rezultatin përfundimtar, 4-2. Fitore si mysafire shënoi edhe Trepça në duel me Drenicën në Skenderaj, me rezultat 2-1. Të tre golat e këtij ballafaqimi u shënuan në pjesën e dytë. “Xehetarët” kaluan në epërsi në minutën e 63-të me golin e Visar Sermaxhajt, por pesë minuta më vonë shifrat i barazoi Sami Geci nga penalltia. Mirëpo, për fitoren e rëndësishme të mitrovicasve u përkujdes Isuf Sejdiu, i cili shënoi në minutën e 74-t. Ndërkohë, Hysi është treguar i pamëshirshëm ndaj Kosovës (V), duke e mposhtur në Merdar, me rezultat 4-0. Në këtë mënyrë, Luan Prekazi ka debutuar me humbje të thellë në bankinën e vushtrriasve, të cilët duket se do t’i presë punë e madhe për t’u stabilizuar. Dy gola në këtë ndeshje i shënoi Arlind Zylfallari, në minutat 22’ e 66’, derisa me nga një gol kontribuuan Fidan Ademaj 32’ dhe Fiton Hajdari 88’. Rezultatet Sot Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4794 |